Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim të radhës online (virtual) me ndjekësit e tij në rubrikën e “Sy m’sy”. Ai iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të ndryshëm në rrjetet sociale, rreth situatës politike dhe aktualitetit.

Rama: Jemi në diskutim me qeverinë amerikane për një fond që Shqipërisë i është dhënë në parim, presim të miratohet. Shqipëria konsiderohet vend i zhvilluar, hyjmë te vendet në zhvillim, jo i nënzhvilluar. Nuk flasim më për buk, por për nivel tjetër të jetesës, për kosto të tjera financiare.

Pjesa e fundit, lufta antikorrupsion me institucionet e reja të drejtësisë. Ky është vullnet i PS. SPAK është institucion i krijuar nga PS. SPAK e solli Amerika, e mban Amerika. Tani Amerika nuk është më. I ka tërhequr njerëzit e vet. Keni dëgjuar ndonjë reagim nga ambasada amerika për presione ndaj drejtësisë?

Bëhet fjalë për institucione të reja dhe kanë nevojë për kritika konstruktive. Tani kush e mban SPAK-un. Këneta është përbetuar permes gojës së bufit të shkrijë SPAK. Nëse do isha dhe unë i shqetësuar për këtë, atëherë kjo do ishte e thjeshtë fare. Me një fishkëllimë vjen bufi se e sjell tmerri që ka nga SPAK.

Artikulli paraprakEUROSTAT: INFLACIONI NË MUAJIN JANAR ISHTE SHUMË MË I LARTË SE MATJET KOMBËTARE. JA ÇFARË DO TË THOTË
Artikulli tjetërGJYKATA EUROPIANE SHQYRTON PLANET E ITALISË PËR REFUGJATËT, NISIN SOT KONSULTIMET