
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, thotë se shteti i korruptuar në Ballkan është Bosnjë e Hercegovina.
Ndërkohë sipas mediave të huaja ai ka akuzuar politikanët e këtij shteti për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”. Më tej ka thënë se Bosnja Hercegovina është dhe shteti më i korruptuar në Europë.
“Nëse shikoni problemet që ka Bosnje Hercegovina, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi. Ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi im. Analizat e njohura, si ajo e Transparency International, tregojnë se Bosnjë e Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse vendi më i korruptuar në Evropë. Pra, ky është problemi më urgjent”, tha Escobar.