Nëse një ditë më parë ishte evidentuar vetëm një vatër zjarri dhe pse temperaturat kanë rënë disa gradë, emergjencat civile bëjnë të ditur se të martën janë evidentuar 9 vatra në banesa, një magazinë dhe pyje e kullota.

Emergjencat Civile kanë angazhuar 14 mjete zjarrfikëse në këto 9 raste zjarri dhe rreth 70 forca për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll flakët dhe minimizuar dëmet; ndër to 30 zjarrfikës, 30 pjesëtarë të forcave të armatosura dhe rreth 10 policë të FNSH. Zjarret në banesa dhe biznes privat kanë rënë në Tiranë, Shkodër dhe Dibër.

Ndërsa në qarkun e Elbasanit dhe Fierit janë konstatuar 4 vatra zjarri në shkurre dhe kullota me dëme të konsiderueshme, kryesisht djegie të pishave. Emergjencat Civile u bëjnë thirrje qytetarët, që në këto ditë me temperatura të larta të bëjnë kujdes maksimal dhe nëse konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo 0694110198, pasi ndërhyrja në kohë shmang pasojat e rënda.

Artikulli paraprakGRUEVSKI SHPËTON NGA PARABURGIMI, GJYKATA I MERR PASAPORTËN
Artikulli tjetërFRANCË, TË SHTËNA NË TULUZ, TË VDEKUR E TË PLAGOSUR