RRUGA QË NISI NGA STATUSI DHE PËRFUNDOI MË DIALOGUN E PALËVE .Viti 2014 nisi me një ngjarje shume të rëndësishme që do të mbetet në histori, mbledhjen e përbashkët të qeverisë Shqipëri- Kosove që u zhvillua më 11 janar në Prizren .

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës vendosën ta nisin bashkë rrugëtimin për përmbushjen e sfidave të 2014-ës, duke nënshkruar deklaratën e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik si dhe akordimin e një fondi për maternitetin e Luginës së Preshevës. 

Largimet ne administratë  muaj më vonë do të shkaktonin edhe grevën e urisë nga të shkarkuarit në administratën publike që do të mbahej në çadrën pranë Kryeministrisë. Grevë kjo në të cilën u përfshi Partia Demokratike. Sesioni i 2 parlamentar i legjistaturës së 8 që nisi më 20 janar, kishte në fokus disa sfida kryesore, si reforma territoriale dhe reforma në drejtësi. Reforma territoriale e iniciuar nga mazhoranca nuk arriti të gjente dot konsensusin e opozitës ndonëse kryeministri përveç ftesës që i dërgoi kundërshtarit të tij politik për bashkëpunim, i njohu Partisë Demokratike të drejtën e vetos.

Dialogu i nivelit te larte, KE rekomandoi statusin 

Më 6 mars do të zhvillohej takimi i dytë i dialogut të nivelit të lartë, mes Shqipërisë dhe BE-së, i mbajtur ne Tiranë. Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle nënvizoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes jo vetëm të opozitës por edhe të shoqërisë civile në realizimin e reformave të kërkuara si detyra shtëpie nga Brukseli. Për të dërguarin e Brukselit ishte një diskutim i mirë, i hapur, të sinqertë ku u diskutua udhërrëfyesi i Shqipërisë për të përmbushur 5 prioritetet kyçe. 

KE i dha ne qershor Shqiperise statusin e vendit kandidat 

Qershori ishte muaji mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë pasi në datë 27 qershor Komisioni Europian do t’i thoshte “PO” statusit të vendit kandidat. Ky zhvillim u parapri nga vendimi i Komisionit Evropian që konfirmoi pa pikë dyshimi pa kushte dhe rezerva rekomandimin që shtetet anëtare t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kjo u konfirmua në Tiranë nga eurokomisioneri Stefan Fyle në raundin e tretë të dialogut të nivelit të lartë.

Papa Francesku ne Tirane, percolli mesazhe te forta 

Në datën 21 ishte Papa Françesku që zhvilloi një vizitë 12 orëshe në vend. Vizita e Papës u parapri nga një periudhë e ngjeshur përgatitjesh, veçanërisht në qendrën e Tiranës, ku Sheshi “Nënë Tereza” u kthye si sheshi i Famshëm i Shën Pjetrit në Vatikan ku Papa Françesku mban meshat e përjavshme. Vizita e Papës kulmoi me mbajtjen e një meshe të hapur para mijëra të pranishmëve. Ati i Shenjtë dha disa mesazhe të forta mbështetësve për Shqipërinë, si një vend që ka një tolerancë fetare si asnjë vend tjetër në botë. Një harmoni që sipas Papa Françeskut duhet të shërbejë si një model për tu aplikuar edhe nga shtete të tjera në botë, ku dhuna sektare është problem që shkakton mijëra viktima në vit. 

Rama ne Beograd kerkoi njohjen e Kosoves, Vucic reagoi ashper 

Një zhvillim që zuri një vëmendje të madhe gjatë nëntorit të 2014, ishte vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd, e para pas një mungesë 70 vjetësh të një zyrtari të lartë shqiptar në Serbi. Vizita arriti kulmin e saj në deklaratën për shtyp mes kryeministri Edi Rama dhe atij Serb Aleksandër Vuçiç, ku thirrja që zoti Rama adresoi ndaj disa shteteve dhe vetë Serbisë që të njohë Kosovën, si shtet të pavarur dhe Sovran, shkaktoj ilaritet në sallë, ku kryeministri Serb nuk e fshehu pakënaqësinë e tij. Por pavarësisht tensionit dhe reagimeve të shumta, vizita shënoi një pikë kthese në raportet mes dy vendeve, ku u nënshkruan 3 marrëveshje mjaft të rëndësishme bashkëpunimi. Pjesë e vizitës ishte dhe një ndalesë e kryeministrit Edi Rama në Luginën e Preshevës, ku pati një pritje tejet entuziaste nga shqiptarët që jetojnë në këto troje.  

Marreveshja mes mazhorances e opozites per bojkotin

Politika e brëndëshme pati ngjarje që në fund, sollën thyerjen e bojkotit nga Partia Demokratike në 24 dhjetor në seancën e fundit parlamentare për 2014. Por rruga për gjetjen e konsensusit ishte e vështirë, u desh edhe negocimi i 2 eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Flankeshtain, në Tiranë që palët të gjenin konsensus. Zgjidhja erdhi me nënshkrimin dhe me pas votimin e një rezolute me 4 pika, që parashikon dekriminalizimin e parlamentit një kërkesë kryesore e Demokratëve, respektimi i vendimeve të gjykatës Kushtetuese, e drejta e opozitës për ngritur komisione parlamentare dhe pjesa ku mazhoranca duhet të mos përdorë forcën e kartona në sallën e parlamentit pa marrë konsensusin e opozitës, por jo domosdoshmërish. 

 

Artikulli paraprakPD: VITI I RI PA ENERGJI PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërLEZHË- RUBIK, NË RREZIK BANORËT