Ndërsa fundviti po afrohet, ne fillojmë të mendojmë për udhëtimet e rradhës – duke kërkuar destinacionet më të mira për të eksploruar në vitin 2025, sipas një artikulli të botuar në revistën indiane “The Economic Times”. Ekspertët ju rekomandojnë vendet e spikatura në Evropë që premtojnë përvoja të paharrueshme në vitin 2025, duke i bërë ato ideale për planet tuaja të pushimeve dhe buxhetin tuaj te udhëtimeve.
Shqipëria
Shqipëria, e vendosur në Gadishullin Ballkanik, është një perlë në zhvillim në Evropë.
I njohur për bregdetin e tij mahnitës, historinë e pasur dhe peizazhet e pacënuara – ky vend ofron një ndërthurje të aventurës, relaksit dhe eksplorimit kulturor.
Cilat vende duhet të vizitoni:
1. Tirana
Kryeqyteti shqiptar, njihet për arkitekturën e tij plot ngjyra, kafenetë e gjalla dhe atraksionet si Sheshi Skënderbej, Xhamia e Et’hem Beut dhe muzetë Bunk’Art që shfaqin të kaluarën komuniste të vendit.
2. Berati
Qyteti i një mbi një dritareve, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s – Berati është i famshëm për arkitekturën e epokës osmane, Kalanë në majë të kodrës dhe pamjet mahnitëse.
3. Gjirokastra
Një tjetër vend i UNESCO-s, ky “Qytet i Gurtë” njihet për rrugët e tij me kalldrëm, Kalanë historike dhe shtëpitë tradicionale.
4. Riviera Shqiptare
Një shtrirje plazhesh të pacenuara si Ksamili, Himara dhe Dhërmiu përgjatë detit Jon, ideale për banjo dielli, për të notuar dhe për të eksploruar.
5. Syri i Kaltër
Një burim natyror mahnitës me ujëra të pastra bruz, i rrethuar me gjelbërim të harlisur.
Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë
Pranvera (prill-qershor) ofron një mot të butë, peizazhe të lulëzuara dhe më pak turistë. Kjo është periudha perfekte për ecje dhe shëtitje.
Vera (korrik-shtator), eshte stina më e mirë për të shijuar plazhet përgjatë Rivierës Shqiptare, megjithëse vendi mund të jetë i mbushur me vizitorë.
Vjeshta (tetor-nëntor) ofron temperatura më të ftohta dhe në Shqipëri ka më pak vizitorë, ideale për eksplorim kulturor.
Dimri (dhjetor-mars), mbetet sezoni i shkëlqyer për të eksploruar qytete si, Tirana dhe për të përjetuar malet e mbuluara me borë, megjithëse disa zona bregdetare mund të jenë të qeta.