Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e pafajësisë për Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e efektivit të Policisë, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur më 5 dhjetor 2020 në Gajush të Lezhës.Më herët, Hysa ishte shpallur i pafajshëm edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë por per shkak të kompleksitetit të çështjes, Apeli vendosi të hapte pjesërisht shqyrtimin gjyqësor, duke administruar prova dhe të dhëna shtesë për të verifikuar rrethanat e ngjarjes.Fillimisht, për këtë vrasje u shpall në kërkim Brilant Martinaj. Megjithatë, gjatë hetimeve, një mesazh anonim informoi autoritetet se arma e krimit ishte fshehur në depozitën e ujit pranë banesës së Redion Hysës. Pas kontrollit, arma u gjet në vendin e sinjalizuar, ç’ka bëri që procedimi ndaj Martinajt të pushohej dhe Hysa të merrej i pandehur.

Megjithatë, gjatë shqyrtimit gjyqësor në themel, u arrit në përfundimin se provat nuk e implikonin Redion Hysën si autor të vrasjes së efektivit te policise Xhulio Prelës. Ky vendim u konfirmua tashmë edhe nga Gjykata e Apelit, duke i dhënë formë të prerë pafajësisë së te riut nga Miloti.Xhulio Prela u ekzekutua me arme zjarru ne oret e para tw mengjesit te 5-qershorit, teksa po levizte me automjetin e tij volsagen pergjate superstrades Lezhe-Milot.

https://youtu.be/ffZQkq-pNjg

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSKEMA E MENAXHIMIT TË MBETJEVE NË LEZHË
Artikulli tjetërNIS SHPËRNDARJA E BONUSIT VEROR PËR PENSIONISTËT