
Atmosfera e festave të fundvitit ka trokitur edhe në Lezhë.I gjithë qyteti është veshur me dekorin festiv, ndërsa ndezja e dritave u bë përmes një ceremonie të veçante në lulishten para memorialit të “Gjergj Kastriotit”
Nën ritmet e bandës frymore të qytetit fëmijë të shumtë parakaluan drejt qendres së festës, ndërsa për të pranishmit ishte organizuar edhe një aktivitet artistik me këngë dhe valle.Pjesë e festës u bënë qindra qytetar te cilet ju gëzuan atmosferes së krijuar.
Në këtë natë festive, kryebashkiaku Pjerin Ndreu ndërsa uroi të gjithë qytetarët tha se ky qytet vazhdon të rritet e të ndryshojë.
Atmosfera magjike me zbukurime dhe drita shumëngjyreshe të shoqëron në të gjithë qytetin, ndërsa qendra e festimeve do të jetë zona pranë memorialit të Skëndërbeut ku gjatë gjithë muajit dhjetor janë planifikuar të organizohen njësërë aktivitetesh.






