Kjo është pamja që të ofrohet në shtratin e lumit Kir. Grumbuj mbeturinash ku një pjesë e tyre digjen kanë zaptuar shtratin e lumit. Prej vitesh hedhja dhe djegia e mbeturinave por dhe inerteve nuk ka të ndaluar duke shkaktuar kështu një masakër mejdisore.

Edhe në mes të ditës persona të papërgjeshëm vazhdojnë të hedhin si dhe të djegin mbeturinat ndërkohë që gjatë natës vatrat e zjarrit bëhen akoma më të rrezikshme. Ndërkohë që tymi i çliruar kthehet në një rrezik serioz për banorët e zonës.

Pavarësisht se gjendja e paraqitet kritike institucionet përgjegjëse duket se janë dorëzuar përball këtij fenomeni. Mungesa e një vend-grumbullimi të materialeve inerte duket se është shkaku kryesorë i kësaj “masakre” mjedisore. Vitet e fundit brigjet e lumenjve në Shkodër vazhdojnë që të dëmtohen duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore. Ndërkohë që nuk dihet se deri kur kjo situatë do të vijojë të e njëjtë.

Artikulli paraprakSHKODËR, KUARTETI “GABRIEL” PËRMBYLL KONCERTET E VERËS
Artikulli tjetërMINISTRJA E ARSIMIT: ME 15 GUSHT HAPET REGJISTRIMI ONLINE