Vetëm pak minuta dhe në të gjithë vendin nis procesi i votimit. Së bashku me rreth 3.6 milionë shqiptarët do të votojnë edhe liderët politikë dhe të shtetit në vend. Sipas njoftimeve të forcave politike dhe institucioneve mësohet se të gjithë kanë planifikuar të votojnë në orët e para të mëngjesit.

Presidenca ka njoftuar se kreu i shtetit hedh sot votën në kuti në orën 07:00 të mëngjesit në qendrën e tij të votimit në Njësinë numër 5. Meta gjithashtu do të japë një mesazh nga aty. Në të njëjtën qëndër voton edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të votojë në orën 7:30, në QV pranë Liceut Artistik. Pas tij vjen Basha, i cili voton në orën 09:00 në në qëndrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

Në orën 10:30, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama voton në qendrën e tij të votimit në Surrel