Në një kohë kur rrjetet sociale janë mbushur me postime për dëborën nga të gjithë, nuk ka munguar as kryeministri Edi Rama.

Këtë mëngjes ai ka vendosur ta urojë me një foto nga përmendorja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut në qendër të Tiranës të mbuluar me dëborë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje të pazakontë të përmendores së Skënderbeut në qendrën e Tiranës zbardhur prej dëborës, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në Facebook.

Artikulli paraprakPROJEKTI PËR BURIMET UJORE, BORDI I BB MIRATON 26.8 MILIONË USD PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërIMAM MUHAMED SYTARI: KËTO JANË ARMIQTË E FAMILJES SË SHËNDOSHË