Fundi i sezoneve në kampionatet europiane ka sjell dhe lëvizje të rëndësishme të trajnerëve. Pas Contes që la Interin sapo e shpalli kampion apo Galtier që iku nga Lille me titullin e fituar, është radha e Zinedine Zidane.

Trajneri francez ua ka komunikuar drejtuesve dhe skuadrës vendimin e tij për të lënë drejtimin e skuadrës edhe pse ka një vit tjetër të mbetur në kontratë dhe ky është divorci i dytë mes palëve pas dorëheqjes 2 vite më parë.

Pas zërave të orëve më parë, erdhi edhe zyrtarizimi nga ana e Real Madrid që bëri të ditur largimin e teknikut francez.

Ai pati disa ditë reflektimi pas mbylljes së sezonit pa trofe dhe tani ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar dhe janë disa arsyet që e kanë shtyrë deri këtu.

E para është një sezon tepër i lodhshëm dhe impenjativ edhe në një kohë pandemie që ia kanë bërë të vështirë punën ndërsa një arsye tjetër e rëndësishme janë kritikat.

Zidane ka qenë gjithmonë kontruktiv dhe ka pranuar kritikat por këtë sezon në një moment kyç, siç shkruan “AS”, disa drejtues të klubit nuk e mbrojtën në momente të vështira madje e vunë në diskutim të ardhmen e tij.

Një gjë e tillë ishte e pafalshme për Zidane dhe kjo e ka shtyrë që ndërmarrë vendimin për t’u larguar ndërkohë që Conte ose Raul shihen tashmë si kandidatët potencial për ta zëvendësuar.