Parlamenti rus ka votuar pro ndërhyrjeve ushtarake në Siri, ndërkohë që po përgatitet një sulm ajror mbi militantët.

 

Sipas zyrtarit të Kremlinit, Sergei Ivanov, miratimi erdhi pas një kërkese për ndihmë të bërë nga ushtria siriane. Megjithatë, ai mohoi mundësinë e angazhit të trupave të terrenit, duke thënë se forcat e armatosura do të godasin vetëm nëpërmjet ajrit. Një aleancë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka më shumë se një vit që po kryen operacione ushtarake në Irak dhe në Siri.

OBAMA DHE PUTIN JANË SHPREHUR SE JANË KUNDËR ISIS

Sipas përfaqësuesit Ivanov, këto lëvizje bien në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare pasi nuk kanë marrë miratimin nga ana e Kombeve të Bashkuara apo nga e qeverisë siriane.

Barak Obama dhe Vladimir Putin, janë shprehur që të dy se janë kundër shtetit islamik, por pika që ndan politikën ruse nga ajo amerikane është presidenti Bashar al-Asad, i cili mbështet nga Moska, por kundërshtohet nga mbarë opinioni ndërkombëtar. Deri më tani mbi 250.000 persona kanë humbur jetën dhe gati gjysma e popullsisë ka zgjedhur të largohet nga vendi.

Artikulli paraprakDODANI: UNË NUK DO KANDIDOJ PËR KRYETAR TË PS
Artikulli tjetërORGANIZOHET EDICIONI I TRETË I “AHENGU SHKODRAN”