Edhe në ditët e para të shtatorit, rrugët e Qarkut të Lezhës vijojnë të përballen me fluks të lartë automjetesh. Kjo e enjte është shoqëruar me trafik të rënduar, veçanërisht në aksin Milot-Lezhë dhe në rrugën drejt Shëngjinit.Qindra automjete i janë drejtuar zonave turistike të Shëngjinit dhe Tales, duke krijuar radhë të gjata dhe vështirësi në qarkullim.

Për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar sadopak trafikun, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në disa pika të akseve kryesore. Fluksi i lartë i automjeteve pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, pasi Shëngjini vijon të ketë prenotime të shumta edhe gjatë muajit shtator, me sezonin turistik që duket se do të zgjasë.

Shëngjini, Tale dhe zonat e tjera turistike të bregdetit të Lezhës vijojnë kështu të mbeten ndër destinacionet e preferuara edhe në fillim të vjeshtës, ndërsa numri i lartë i automjeteve në rrugë është një tjetër tregues se sezoni turistik po zgjatet përtej muajve tradicionalë të verës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRJOLL, BANORËT PROTESTË PARA PROKURORISË
Artikulli tjetërZJARR I PËRMASAVE TË MËDHA NË ZONËN E KALIVACIT NË LEZHË, RREZIKOHEN ZONAT E BANUARA