Është përmbyllur të premtën në mbrëmje me ndarjen e cmimeve për më të mirët edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtarë të filmit për fëmijë dhe të rinj “Anifest Rozafa”. Drejtori i festivalit, Artan Maku shprehet i lumtur që pas një pune të gjatë arriten ta mbyllin me sukses edhe këtë edicion…

Që në momentin e parë që e kam parë filmin i cili u shpall fitues i edicionit të 12 të “Anifest Rozafa” isha i bindur që e meritonte fitoren shprehet drejtori Maku…

Për kryetarin e jurisë Piero Tonin ishte e vështirë zgjedhja e fituesit pasi filmat konkurues ishin të gjithë të mirë….

“Kishte dy kategori për filmat e animuar 3 deri në 6 vjec dhe 7 deri 10 vjec dhe më pas ishte kategoria e filmave për të rinjt. Kishte shumë filma të bukur dhe prandaj ishte e vështirë për të bërë një zgjedhje. Si gjithmonë ka vetëm një fitues ndaj ne zgjedhëm atë më të mirin. Na mori shumë kohë zgjedhja e fituesit sepse na u desht që ti shihnim filmat disa herë por në fund ja dolëm.”

Në fund u dhanë cmimet për filmat më të mirë të ndarë në 3 kategori të ndryshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“POEZI TË SHPIRTIT”, POEZITË E NAIM FRASHËRIT NË FRËNGJISHT
Artikulli tjetërVLLAZNIA FITON 2-1 NË MIQSOREN ME BURRELIN