
Në Shkodër u mbajt mbrëmjen e së shtunës një nga koncertet më të rëndësishme të edicionit të 16-të të Shkodra Jazz Festival. Aktiviteti u zhvillua në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, pranë Katedrales së qytetit, duke mbledhur artdashës dhe dashamirës te muzikës jazz.
Në skenë performuan Markelian Kapidani, Flavio Piantoni, Rocco Lombardi Trio, së bashku me Gabriel Oscar Rosati dhe Kejdi Barbullushi, të cilët sollën një repertor të pasur dhe një atmosferë unike.
Publiku ndoqi me entuziazëm koncertin, duke e shoqëruar me duartrokitje të vazhdueshme. Koncerti u mbyll me ovacione, duke konfirmuar edhe nje here Shkodren si nje nga qendrat kryesore të kulturës jazz ne Shqipëri.
https://youtu.be/F_uCRslwGhQ






