
Teatri “Migjeni” ka nisur edicionin e dytë të Festivalit Mbarëkombëtar të Humorit, ku trupa nga Shqipëria dhe artistë nga Kosova janë bashkuar në një skenë të vetme. Për pesë netë me radhë, publiku shkodran do të ketë mundësinë të ndjekë një program të pasur me humor, muzikë dhe performanca të shumëllojshme.
Drejtori artistik Arjan Çuliqi u shpreh se përgatitjet janë fokusuar tek përzgjedhja cilësore e materialeve, me synimin për t’i ofruar publikut një aktivitet dinjitoz.
Në skenë u ngjitën artistë të mëdhenj shkodranë dhe jo vetëm.
Aktiviteti që ndërthur humorin, këngën dhe stand up komedinë do të vijojë çdo mbrëmje deri më 8 dhjetor, duke sjellë një atmosferë argëtuese në “Migjeni”.






