Në Qendrën Komunitare “Xixenjollanjat” ka startuar edicioni i dytë i kampit veror “T’i buzëqeshim verës”, një nismë e Bashkisë Shkodër që synon të sjellë për fëmijët e komunitetit një verë ndryshe, të mbushur me argëtim, zhvillim personal dhe aktivitete edukuese.Rreth 150 fëmijë të grupmoshave 6 deri në 14 vjeç janë përfshirë në këtë kamp, i cili zhvillohet në dy javë dhe dy pika të ndryshme, në Qendrën Komunitare “Xixenjollanjat” dhe në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”. Fëmijët marrin pjesë në lojëra të organizuara, punëtori kreative, aktivitete edukative dhe ushtrime zhvilluese që stimulojnë shprehinë, bashkëpunimin dhe vetëbesimin.

Julia Çepi, specialiste pranë njësisë së mbrojtjes së fëmijëve tha se një plan i detajuar i aktiviteteve ditore dhe javore është hartuar nga stafi i shërbimit social për ti sjelle sa me shumë argëtim fëmijëve

Vetë fëmijet tregojnë se ky kamp po I jep jo vetëm mundësi te argëtohen por dhe të socializohen me bashkëmoshatarët
Femijet

Kampi veror “T’i buzëqeshim verës”, edicioni i dytë i kësaj nisme të Bashkisë Shkodër synon të ofrojë për fëmijët një hapësirë pozitive, të sigurt dhe të mbushur me aktivitete që i ndihmojnë të rriten me gëzim.

Artikulli paraprak19-21 QERSHOR,“FESTA E LIQENIT”
Artikulli tjetërSHKODRA DREJT MOBILITETIT TË ZGJUAR, “SMARTMOBAIR”