OJF-të në syrin e publikut, në panairin e pestë me radhë në pedonalen “Kolë Idromeno”. Përmes një organizimi të shoqatës “Aklipsia” dhe Bashkisë Shkodër, ky panair, i cili përfshinë një numër të konsiderueshëm të OJF-ve që operojnë në qytetin e Shkodrës është kthyer tashmë në traditë.

Synimi kryesor i tij është që të jenë të pranishëm tek publiku shkodran. Njohja e këtyre të fundit me ekzistencën e këtyre OJF-ve, të cilat operojnë në shumë drejtime. Sipas organizatorit të këtij panairi, Marjan Llukani, njohja e këtyre organizatave është në të mirë të qytetarëve të Shkodrës pasi shërbimi i tyre është i zgjeruar në shumë drejtime.

 Pjesë e këtij panairi u bën organizata jofitimprurëse, të cilat njohën shkodranët me punën e tyre të përdishme. Ky panair erdhi në kuadër të aktivitetit “Shkodra n’Fest”. Forcimi i bashkëpunimit me qytetarët ishte baza kryesore e këtij organizimi.

Artikulli paraprakPALOKA I PËRGJIGJET RUÇIT: JA ÇFARË KA NDODHUR KUR PARLAMENTIN E KA DREJTUAR PS
Artikulli tjetërMONITORIMI I PLANIT TË VEPRIMIT PËR BARAZI GJINORE