
Edmond Ndou: Bashkëatdhetarët tanë në Bergamo, Itali mbështetje për Zgjedhjet e 11 Majit dhe Shqipërinë 2030
Me bashkëatdhetarët tanë në Bergamo të Italisë, ku prej vitesh janë vendosur me familjet e tyre duke ndërtuar të ardhmen, por gjithmonë me sytë nga vendlindja. Një pritje fantastike dhe mbështetje maksimale për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ku për herë të parë ata do të mund të thonë fjalën e tyre përmes votës. Shkodra, Malësia e Madhe, Vau Dejësi, Puka e Fushë Arrëzi kanë bijtë e bijat e tyre kudo në botë dhe në Itali ata janë një shumicë, që na përfaqësojnë denjësisht dhe na bëjnë krenar me arritjet e tyre. Programi i PS për Shqipërinë 2030, është ai për të cilin ka sot nevojë cdo shqiptar kudo në botë, pasi rruga jonë është e projektuar drejt një të ardhmje të zhvilluar dhe si pjesë e familjes evropiane. Ftesa jonë në këto takime është që në masë të regjistrohen për tu bërë pjesë e votimeve, pasi me votën e tyre padiskutim që FITORJA e PS, bëhet më madhështore!
#PS2025 #Shqipëria2030