Spaho në PE: Shqipëria e kapur nga droga e krimi i organizuar

I pranishëm në konferencën e organizuar nga PE, mbi prespektivat e procesit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, deputeti i PD-së, Edmond Spaho, në fjalën e tij, theksoi nevojën e luftës ndaj kanabizimit të vendit, krimit të organizuar e lidhjet e tij me maxhorancën aktuale.

Sipas Spahos, Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme pa fenomenin e blerjes së votës. Ndër të tjera Spaho foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku tha se vendi i ka plotësuar kushtet dhe se “një popull nuk mund të lihet si ishull i izoluar pa të drejtë për të lëvizur i lirë në BE.”.