Të papriturat tek Vllaznia janë hera herës prezente në këtë skuadër. E fundit është edhe largimi i mesfushorit Edon Hasani i cili të martën është bërë zyrtarisht pjesë e klubit iranian të Sepahan. Mesfushori Hasani mund të quhet si largim mjaft i bujshëm nga ekipi shkodran në merkaton e janarit.

U tha se Edon Hasani e kishte mbyllur këtë sezon pas një dëmtimi dhe nuk dihej kur do të rikthehej në fushën e lojës por mesa duket ai ka qënë i vënë në kontakt me drejtuesit e Sepahanit ku edhe kanë arritur akordin mes tyre dhe tashmë Hasani është prezantuar zyrtarisht si pjesë e ekipit Iranian. Me një marrëveshje për 1 sezon e gjysëm dhe nëse gjërat shkojnë mirë, mund të ketë zgjatje të kontratës klubi iranian ka nxjerrë edhe foton e prezantimit me futbollistin shkodranë.

Ndërkohë një pjesë e stafit të Vllaznisë nuk kanë qënë në dijeni të kësaj lëvizje ku praktikisht duket se Hasani ka vepruar pa pyetur askënd kështu, Vllaznia humb një nga futbollistët kryesorë të saj, pasi mesfushori kishte luajtur 14 ndeshje me këtë ekip duke shënuar dy gola. Në karrierën e tij Hasani ka luajtur dhe në kampionatin rumun dhe atë bullgar dhe për të është eksperienca e 3-të jashtë vendit në karrierën e tij si futbollist.

Edon Hasai u afrua tek Vllaznia në fund të korrikut të këtij viti dhe i quajtur si një blerje tepër e mirë dhe cilësore tek ekipi shkodranë ai ka mbyllur marrëveshjen me administratorin Gjyrezi dhe më pas ka hedhur firmë në kontratë. Kohëzgjatja e saj ishte deri në fund të sezonit 2018-2019 me të drejtë rishikimi në fund të sezonit të pare e mesa duket Hasani nuk ka pasur më dëshirën të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu duke synuar të vazhdojë karrierën e tij drejtë Iranit.