
Qeveria Shqiptare ka në vemendjen e saj biznesin me paketat lehtësuese dhe mundesitë e granteve që ofron. Ky ka qënë fokusi i bisedës që deputetja dhe kandidatja Edona Bilali ka bere ne nje nga bizneset e Shkodrës. Elvis Alivoda, drejtues i këtij biznesi u shpreh se ka një sërë hapësirash që sot po krijohen për biznesin.
Për deputeten Edona Bilali, edhe për katër vitet e ardhshme në programin e PS dhe qeverisë shqiptare ka një sërë lehtësish që do të jenë në favor të klimës së biznesit
Gjatë bashkëbisedimit në këtë biznes, deputetja dhe kandidatja Edona Bilali kërkoi mbështetjen e punonjësve për zgjedhjet e 11 Majit si datë në të cilën Shkodra do të zgjedhë vazhdimësinë e projekteve dhe investimeve.