
Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur në fshatin Domen të Postribës, ku humbën jetën një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur si pasojë e djegies së banesës.
Përmes një mesazhi publik, Bilali e cilësoi ngjarjen tejet të dhimbshme, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e viktimave.
POSTIMI I PLOTË
Tejet e trishtuar për humbjen e tre jetëve sot. Nëna 24 vjeç dhe dy fëmijë të mitur humbën jetën sot nga djegia e banesës së tyre në Domen, Postribë. Ndërkohë që Prokuroria dhe instancat përkatëse po punojnë për zbardhjen e ngjarjes i shpreh ngushëllimet familjes për këtë humbje tragjjke. Ëngjëjt në tokë janë tashmë ëngjëj në qiell 💔






