
Deputetja dhe kandidatja e PS në Qarkun e Shkodrës ka vijuar takimet me bizneset në kuadër të fushatës zgjedhore për 11 Majin. Gjatë takimit në biznesin e Roland Volaj, Bilali pasi është njohur me proceset e kësaj fabrike, gjatë bashkëbisedimit me punonjëset ka ndarë projektin e saj për zgjatjen e orarit të qëndrimit në shkollat 9 vjeçare duke qënë një ndihmë për nënat.
Gjithashtu gjatë bashkëbisedimit me to, ajo u shpreh se kërkesa e saj në këtë mandat të radhës do të jetë krijimi i një qëndre inovacioni dhe sportive falas për të rinjtë në Shkodër.
Gjatë këtij takimi punonjëset kanë garantuar mbështetjen ndaj Edona Bilalit ndaj projekteve dhe ideve të saj që lidhen drejtëpërdrejtë me përmirësimin e kushteve dhe hapësirave për familjet dhe rininë.