Statusi i plotë në Facebook i deputetit Eduard Ndocaj:

Firma për të rrëzuar puçistin Meta Ilir Meta na ka bërë një nder të madh! Ai na ka heq mundësi me e çuar para gjykatës, sepse ka shpreh vetë vullnetin e tij për të shkuar në burg. Ky është rasti i parë në politikën shqiptare, që një politikan e dënon veten për veprat që ka bërë. Ilir Meta na ka bërë një nder të madh, sepse po largohet vetë nga koalicioni pa na detyruar ne që të braktisim. Ilir Meta kërkon një qeveri teknike dhe kjo është arsye që ai kërkon t’i jap vetës kohë për tu mbrojtur e për të shpëtuar nga burgu. Partia Socialiste nuk do ja jap këtë kënaqësi Metës dhe askujt. Partia Socialiste i ka të gjitha numrat për të qeverisur deri në 2017, vitin kur vendi shkon në zgjedhje Parlamentar. Nga sot, Ilir Meta është larguar nga PS dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë socialistët, por është një lajm shumë i keq për të gjithë drejtorët dhe udhëheqësit e LSI, të cilët më në fund do të kenë mundësinë të dalin në opozitë e të mos vjedhin më e të mos zhvatin qytetarët! Qytetarët shqiptarë duhet të dalin në sheshe për të festuar largimin e kleptomanisë! Unë, ju bëj thirrje të gjithë deputetëve socialistë të dalim sa më shpejtë nga koalicioni! Madje, nga sot do të nis iniciativën e mbledhjes së firmave brenda Grupit Parlamentar të PS për të larguar Metën dhe LSI nga koalicioni i Qeverisë. E. Ndocaj

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRAMA TAKIM ME MINISTRA E DEPUTETË NË DURRËS
Artikulli tjetërBARBULLUSH I VAUT TË DEJËS: KRIM MAKABËR, GRUAJA VRET BURRIN ME SOPATË