Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Lezhës, Eduart Ndocaj, i shoqeruar nga skuadra e këtij grupimi politik zhvilloi një takim elektoral me qytetarët e Rubikut.Në një atmosferë të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të konsiderueshme, Ndocaj prezantoi vizionin dhe alternativën që ofron Koalicioni Euroatlantik për zonën e Mirditës dhe më gjerë.

Gjatë fjalës së tij, Ndocaj theksoi rëndësinë e një ndryshimi të thellë politik, duke bërë thirrje për ndëshkimin e politikës së tranzicionit, e cila sipas tij ka shpopulluar dhe shkatërruar Mirditën në këto 33 vite.

Qytetaret e Rubikut garantuan mbështetje maksimale për kandidatin Eduart Ndocaj dhe Koalicionin Euroatlantik në zgjedhjet e 11-majit.

Takimi në Rubik u mbyll me duartrokitje dhe me premtime për mbështetje në zgjedhjet në zgjedhjet e 11-majit, ndërsa Eduart Ndocaj vijon turin e tij elektoral në zona të tjera të Qarkut të Lezhës.

Artikulli paraprakKONTRATË ME BIZNESIN PËR ULJEN E TAKSAVE
Artikulli tjetërBOÇI ”GODET” RAMËN: FUSHATË ME FËMIJËT, SHKOLLAT DHE SHTETIN – A DO TË LËVIZË NDONJËHERË SPAK?!”