Kandidati per deputet i Koalicionit Euroatlantik Eduart Ndocaj, ka zhvilluar një takim të veçantë me qytetarët në vendlindjen e tij, Manati. I shoqëruar nga skuadra e kandidateve dhe përfaqësues të tjerë të këtij grupimi politik, Ndocaj u mirëprit ngrohtësisht nga bashkëfshatarët dhe mbështetësit e shumtë. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve të Lezhës në Kuvend dhe përkushtimin e tij për të çuar përpara një program që përqafon vlerat euroatlantike, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Ky takim shënon një moment kyç në fushatën elektorale të Koalicionit Euroatlantik në këtë qark, duke reflektuar jo vetëm lidhjen e fortë të kandidatit Eduart Ndocaj me komunitetin, por edhe rritjen e besimit të qytetarëve në alternativën që ai përfaqëson.

Artikulli paraprakLEZHË, LUTJE PËR PAPA FRANÇESKUN
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-VELIPOJË! SHOFERJA 23-VJEÇARJA HUMB KONTROLLIN E MAKINËS, PLAGOSET SË BASHKU ME PASAGJEREN