Në fakultetin ekonomik, të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua aktiviteti “Edukimi Digjital për ekonominë qarkulluese”. Në këtë aktivitet të organizuar nga universiteti I Shkodrës dhe Instituti Kanadez I Teknologjisë lektoi pedagogu Reis Mulita, i cili vuri theksin mbi zhvillimet në shoqëri dhe teknologji në 2 shekujt e fundit.

Ndërkohë, Mulita foli para pedagogëve dhe studentëve edhe për efektet e ekonomisë së qëndrueshme.

Ky takim u zhvillua edhe në kuadër të programit të aktiviteteve që fakulteti ekonomik ka planifikuar në kuadër të 30-vjetorit të krijimit.

 

Artikulli paraprakHETIMET PËR ISH-ZV.KRYEMINISTRIN ARBEN AHMETAJ, SPAK SEKUESTRON NJË VILË NË PALASË DHE NJË NË HAMALLAJ
Artikulli tjetërAPLIKIMET PËR SUBVENCIONE, PROBLEME NË ANËN E MALIT