
Në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan, edukimi mjedisor është kthyer në një hapësirë ndërgjegjësimi dhe veprimi për mbrojtjen e natyrës, përmes asaj që kryeministri Edi Ramai i quan gjeste të vogla, por me kuptim.
Përmes një postimi publik në Facebook, Rama thekson se orët e edukimit mjedisor janë themel për krijimin e një kulture të re qytetare. Sipas tij, në këto orë nxënësit mësojnë për riciklimin, kursimin e burimeve, mbrojtjen e biodiversitetit dhe përgjegjësinë ndaj hapësirës publike.
Ai shton se, vetëm përmes programit të Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, janë realizuar mbi 7 mijë orë edukimi mjedisor në rreth 400 shkolla në të gjithë vendin.






