Agjencia Norvegjeze e Barnave raportoi se 13 persona të moshuar, të cilët morën dozën e parë t vaksinës antiCOVID të Pfizer dhe BIONTECH humbën jetën pasi pësuan efekte të shumta anësore. Menjëherë pas kësaj situate autoritetet shëndetësore vendase janë duke rishikuar këshillat e tyre për të gjithë ata persona të cilët marrin vaksinën anti-COVID.

Agjencia Norvegjeze e Barnave raportoi se 13 persona të moshuar që morën një dozë të vaksinës humbën jetën pasi pësuan efekte anësore. Kjo është vetëm 0,04 përqind të më shumë se 30,000 njerëzve që kanë marrë vaksinën në Norvegji javët e fundit.

Të gjitha vdekjet ndodhën midis pacientëve në shtëpitë e të moshuarve dhe të gjithë ishin mbi moshën 80 vjeç. Agjencia tregoi si simptoma ethet dhe të përzierat të cilat “mund të kenë çuar në vdekjen e disa pacientëve të dobët”, thuhet në raport. Rregullatorët tani ia lënë në dorë secilit mjek që të marrë parasysh se kush duhet të vaksinohet.

Në raportin e saj, Agjencia Norvegjeze e Barnave tha se një total prej 29 personash kishin pasur efekte anësore nga vaksinimi COVID-19, 21 gra dhe tetë burra.

Përveç atyre që vdiqën, agjencia tha se nëntë persona të tjerë shfaqën efekte anësore serioze pa pasoja fatale dhe shtatë patën efekte anësore më pak të rënda. Këta nëntë pacientë kishin reaksione alergjike dhe ethe, ndërsa efektet anësore më pak të rënda përfshinin dhimbje të forta në vendin e injeksionit.

Në të gjithë botën, zyrtarët presin që vdekjet dhe efektet e tjera anësore të rënda të raportohen pas çdo fushate vaksinimi masiv duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve të përfshirë. Por përcaktimi nëse vaksina shkaktoi ose jo vdekje mund të jetë shumë sfiduese dhe kërkon që të gjitha shkaqet e tjera të mundshme të përjashtohen.