Në drejtorinë e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Shkodër pritet të shtohet numri I efektivëve. Bashkim Ramaj, shef I ndërhyrjes së shpejtë tregon se aktualisht janë vetëm 33 efektivë ne gatishmëri, por për përballimin e fluksit dhe situatave të zjarreve duhet të paktën 2fishim I kapaciteteve.
Drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Shkodër prej vitesh ka këtë problemtikë të numrit të pamjafuteshëm të efektivëve zjarrëfikës për të përballuar situatat e zjarrit në territorin e bashkisë Shkodër, por pavarëishst vështirësive, 29 efektivët operacional ja kanë dalë me sukses në çdo rast emergjent. Duke filluar nga viti 2025, bashkia Shkodër pritet të marrë masa konkrete për shtimin e forcave operacionale në këtë institucion.