Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk gjendet në banesë. Policia ka kontrolluar shtëpinë e tij në Tiranë dhe nuk kanë mundur dot ta arrestojnë.

Forca të shumta policie dhe media u mblodhën rreth banesës teksa uniformat blu pasi u larguan nuk dhanë prononcim për mediat.

Sot zyrtarisht Llalla është i dënuar me 2 vite burg dhe konfiskim pasurie për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Ndërkohë kohët e fundit duket se ish-kryeprokurori ka ikur nga Shqipëria me destinacion Turqinë. Policia do të vijojë të kërkojë për Llallën për ta arrestuar ish-kryeprokurorin që nuk dihet tashmë ku është.

Artikulli paraprakDREJTËSIA DËNON PËRFUNDIMISHT ME 2 VITE BURG ADRIATIK LLALLËN
Artikulli tjetërNUK U GJET NË BANESË, SHPALLET ZYRTARISHT NË KËRKIM ISH-PROKURORI I PËRGJITHSHËM ADRIATIK LLALLA