Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për vrasjen e komandatit Simon Gjeta, pasditen e së shtunës në Shkodër. Hetimi synon të zbardhë nësë policia veproi dhe zbatoi planin operacional gjatë ndërhyrjes në banesën e 52-vjecarit që pas plagosjes së një 21- vjeçari, vrau me armë zjarri drejtuesin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjithashtu, hetime do të zhvillohen edhe lidhur me aksionin e RENEA-s për kapjen e Ruzhdi Aishtës dhe ekzekutimin e tij pasi thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, të cilës iu përgjigj me zjarr. Paraprakisht mësohet se në krye të hetimit është prokurori Besim Hajdarmataj, i cili ndodhet në Shkodër bashkë me dy oficerë të Prokurorisë