Një avion rus pasagjerësh që kishte në bord 217 persona dhe 7 ekuipazh është përplasur në qendër të gadishullit Sinai pas nisjes nga aeroporti ndërkombëtar i Sharm el-Sheik.

Mediat egjiptiane kanë bërë me dije se mjeti fluturues është ndarë në dy pjesë dhe drejt vendit te ngjarjes kane shkuar 20 ambulanca. Ende nuk ka një bilanc të plotë të viktimave, por janë nxjerrë nga rrënojat e avionit 100 trup, 5 prej të cilëve fëmijë dhe kutia e zezë. Pak përpara rrëzimit kapiteni i avionit ka deklaruar se intinerari i avionit do të ndryshonte për shkak të një defekti teknik. Ministria e Emergjencave Ruse ka dërguar 5 avionë për të ndihmuar autoritetet egjiptiane në aksionin e kërkim shpëtimit.

 

RUMANI, 27 TË VDEKUR NË NJË LOKAL NATE

27 të vdekur, pjesa më e madhe adoleshentë dhe të rinj si dhe rreth 155 të plagosur është bilanci i një zjarri që përfshiu një klub nate në Bukuresht të Rumanisë.

Ngjarja është nën hetim thanë autoritetet dhe ende nuk mund të flitet për shkaqet e zjarrit, por dyshohet të jetë shkaktuar nga fishekzjarret e përdorura gjatë koncertit që po zhvillohej në këtë klub.

Dëshmiratët kanë treguar se një fishekzjarr që shpërtheu në skenën e mbushur me mjete piroteknike përhapi menjëherë flakët.

Mësohet se më shumë se 400 persona persona kanë qënë të pranishëm në këtë klub nate duke ndjekur një koncert në momentin që klubi u përfshi nga flakët. Një pjesë e viktimave mësohet të jenë shkaktuar edhe nga rrëmuja në dalje e numri të madh të pranishmëve në klub.

Gazetarët vendas thanë se ndërtesa ka qënë një ish-fabrikë e vjetër që u përshatt në klub nate me dyer të vogla dhe në momentin e tragjedisë vetëm njëra prej tyre është arritur të hapet.

Të plagosurit kanë plagë të shumta djegie dhe pjesa më e madhe janë adoleshentë thanë mjekët. Presidenti i vendit Klaus Iohannis shkroi në Facebok se “është një ditë e vështirë për të gjithë ne, për Rumainë dhe mua personalisht”

 

 

Artikulli paraprakPS RIKTHEHET NË SHTËPI, MBLEDHJA E RADHËS NË SELI
Artikulli tjetërSHAN PICI