Një varkë druri e paprekur 4,600 vjeçare që mban emrin e Faraonit Egjiptian të Dinastisë së Katërt , Khufu, është transportuar në një muze të ri rreth 7 kilometra larg Piramidës së Madhe të Kajros përgjatë një udhëtimi 48 orësh.

Varka 42 metra e gjatë dhe me aftësi mbajtëse deri në 2 ton qëndronte në një piramidë të madhe dhe me anë të një kafazi metalik u dërgua për në Muzeun gjigant të Kajros.

Qëllimi i këtij transporti, sipas ministrit të Kulturës, është që të mbrohet dhe të ruhet artefakti më i madh dhe më i vjetër i bërë ndonjëherë në historinë e njerëzimit.

Për ta kryer të sigurt ketë lëvizjeje, rrugët u mbyllën dhe banorët kishin mundësi të vështronin vetëm përmes dritareve varkën gjigante të zbukuruar me vizatime të lashta dhe që brenda saj strehon thesare faraonike.

“Transporti i varkës së parë të Khufu është një nga projektet më të rëndësishme, sfiduese, unike ,arkeologjike dhe inxhinierike,” tha Atef Moftah, mbikëqyrësi i përgjithshëm i muzeut të Kajros.

Egjipti shpreson se përurimi i muzeut dhe një sërë zbulimesh të profilit të lartë të bëra vitet e fundit do të ndihmojnë në ringjalljen e industrisë së turizmit, e cila është e përgjumur.

Varka e Khufu-së është zbuluar në vitin 1954 në cepin jugor të Piramidës së Madhe, e cila u ndërtua si varr për faraonin dhe është mrekullia e vetme e mbijetuar nga Shtatë mrekullitë e botës antike. Ajo jep një kontribut të veçantë në pasurimin dhe zgjerimin e muzeut të Egjiptit.