Këtë të martë (29 prill) në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të “Final 4”, mini-turneut që do vendos edhe titullin kampion në Superligë për këtë edicion.

Përballjet do jenë si më poshtë:

4 maj/ Vllaznia – Dinamo

5 maj/ Egnatia – Partizani

9 maj ndeshja për vendin 3/4

12 maj finalja e madhe në “Arenën Kombëtare”

GARA

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj.

FORMULA

Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe vazot e ekipeve për ‘Final 4’, ku Egnatia dhe Vllaznia ishin pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo dhe Partizani ishin pjesë e vazos së dytë, në bazë të renditjes pas 36 javëve të rregullta të Superligës.

SHPËRBLIMET DHE EVROPA

Të katër skuadrat e kualifikuara për në “Final 4” do të përfitojnë shpërblime sipas rregullores së aktivitetit. Ekipi kampion, përveç shpërblimit financiar, do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa tre ekipet e tjera do të marrin pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League.

Artikulli paraprakOLSIAN ÇELA RAPORTON NË KLP: 2024 VIT I VËSHTIRË! KISHIM FLUKS ÇËSHTJESH DHE NUMËR TË VOGËL PROKURORËSH
Artikulli tjetërLEZHË, GODITËN ME GRUSHTE BASHKËMOSHATARIN, PROCEDOHEN 3 TË MITUR