Është mbyllur nfinalja mes Vllaznisë dhe Egnatias me rezultatin e thellë 0-4.

Skuadra e trajnerit Idlir Tetova arriti të finalizonte me sukses këtë sezon, ndërkohë që kampionatin e rregullt e mbylli në vendin e parë.

Egnatia ka kaluar në avantazh në minutën e 6-të të takimit me anë të një goli të shënuar nga Regi Lushkja. Goli i dytë u shënua në minutën e 49-të të takimit ku shënoi sërish Lushkja. në minutën e 83-të  të takimit Egnatia shënon sërish falë golit të Leo Melo, por nuk mbyllet me kaq vetëm pak minuta nga fundi i takimit Ujka ka shënuar golin e katërt duke e mbyllur këtë finale me rezultatin e thellë 4-0 dhe duke i lënë sërish shkodranët në pritje të titullit kampion.

Artikulli paraprakMBYLLET PROCESI I NUMËRIMIT NË BASHKINË MIRDITË
Artikulli tjetërVIJON NUMËRIMI NË QARKUN SHKODËR, NUMËROHEN 317 QV