
Muzeu Historik i Shkodrës në bashkëpunim me zyren Vendore të Arsimit dhe shkollen “Ismail Qemali” ka organizuar një aktivitet në muzeun e kështjellës të titulluar “Eja në muze”. Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja e nxënësve me artefakte historike po ashtu edhe me muzetë si institucion.
Pjesmarrës në këtë aktivitet ishin nxënësit e klasës së 6-të shkollës 9 vjeçare “Ismali Qemali”.
Ndërsa pritet që ky aktivitet të zhvillohet rregullisht me nxënësit e shkollave të qytetit nga shtatori i ardhshëm.