Mosmarrëveshjet në mes Bashkisë Shkodër, Sportklub Vllaznisë dhe Shoqatës së Basketbollit Vllaznia duket se kanë marrë fund.

Burimt bëjnë me dije se duke nisur që prej të hënës, të gjitha ekipet e basketbollit do të rinisin stërvitjen pallatin teë sportit “Qazim Dervishi”. Ekipi i basketbollit prej tre muajsh nuk zhvillonte senacat stërvitore si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe problemeve mes dy palëve ku si problem kryesorë është renditur mungesa e dokumentacionit të shoqatës së basketbollit.

Drejtuesit e Bashkisë dhe Sportklubit kanë dashur të zbatojnë disa detyra të lëna nga auditi por edhe vendimet e Këshillit Bashkiak në lidhje me përdorimin e ambjenteve sportive. Tashmë gjithçka është normalizuar dhe mes palëve nuk ka më asnjë problem. Sigurisht që mungesa tremujore e stërvitjes ka ndikimin e vet tek sporrtistët por tashmë synimi është marrja pjesë e ekipeve të basketbollit në kampionatet kombëtare, çka në fakt deri dje ishte në rrezik.