EKLIPSI KA QËLLUAR NË TË NJËJTËN DITË ME ATË TË KUINOKSIT PRANVEROR. Shqipëria dhe Evropa janë bërë sot dëshmitarë për rreh 3 orë, të eklipsit diellor, ku hëna mbulon diellin duke ofruar pamje spektakolare.

Eklipsi ashtu siç ishte parashikuar nga ekspertët nisi në orën 09:30, ndërsa kulmin e tij e arriti rreth orës 10:30 kur hëna mbuloi diellin në masën 90% në vende të caktuara të botës.Eklipsi është shijuar edhe në qytetin e Shkodrës ku qytetarët kanë shijuar për 3 orë pamjet që ky eklips të ofron një herë në 16 vjet, por gjithnjë duke e vështruar fenomenin natyror me syze të posaçme për shkak të rrezikut që sjellin rrezet e diellit. Eklipsi në vendin tonë arriti kulmin kur hëna mbuloi diellin në masën 40%, duke e “zhytur” në errësirë të pjesshmë Shqipërinë. Ky fenomen është shijuar më së miri në ishullin norvegjez të Svalbardit, atu ku turistët, të cilët kanë prenotuar hotelet që në vitin 2008, kanë qenë dëshmitarë të asaj që quhet “Unaza Diellore”, fenomen që arrihet kur Hëna bllokon tërësisht sipërfaqen e Diellit. Një tjetër vend i mirë për të parë eklipsin ishin edhe Ishujt Faroe, ku Hëna mbuloi 98% Diellin. Si për çudi, eklipsi i ditës së sotme ka qëlluar në të njëjtën ditë me atë të kuinoksit pranveror, çka shënjon edhe ardhjen zyrtarisht të stinës së pranverës. Jo vetëm kaq, por dita e sotme ka shënuar edhe diçka të veçcantë, pasi spektakli natyror ka rezervuar edhe surpriza në mbrëmje kur të shfaqet “Super Hëna”, çka nënkupton një Hënë të plotë më të madhe, se ç’është zakonisht, pasi sateliti i Tokës ndodhet në pikën më të afërt me planetin tonë.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/UnckcXlmgvA?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakGJONI: POLITIKA LARG DREJTËSISË
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA NË HAPËSIRËN FRANKOFONE”