
Organizata vullnetare “Eko Mendje” ka ndërmarrë edhe këtë vit një nismë humanitare, të cilën e ka kthyer tashmë në traditë, duke ofruar ndihmë për personat në nevojë. Në kuadër të kësaj nisme, vullnetarët e shoqatës kanë gatuar dhe shpërndarë ushqime për familje dhe individë që përballen me vështirësi sociale dhe ekonomike. Gjatë kësaj periudhe janë përgatitur dhe shpërndarë qindra pako ndihmash, kryesisht ushqimore, falë kontributit të qytetarëve të ndryshëm që iu bashkuan kësaj iniciative solidariteti.
Kjo nismë përçon edhe një mesazh të rëndësishëm solidariteti, duke ftuar qytetarët të kontribuojnë dhe të ndihmojnë sa më shumë ata që kanë nevojë.
Shoqata “Eko Mendje” do të vijojë edhe në të ardhmen me iniciativa të tilla, me synimin për të sjellë ndihmë konkrete dhe për të forcuar ndjenjën e solidaritetit në komunitet.






