
Vullnetarë të “EKO Mendje”, të drejtuar nga drejtuesi i tyre Mirsad Basha janë bërë këtë të shtunë pjesë e një rikonstruksioni të të gjitha ambjenteve të qendrës së qenve “Animals Need Me”.
Sipas kryetares së shoqatës “Pro Qen Albania”, një punë e madhe është bërë në sistemimin e ambjenteve të këtyre qenve. Pastrimet kanë vijuar për përmirësimin e kushteve të më shumë se 70 kafshëve.
Nga ana tjetër, drejtuesi i “EKO Mendje”, Mirsad Basha, shprehet se në këtë qendër duhet një vëmendje më e madhe. Ndërkohë që u bënë thirrje të gjithë të rinjve të bëhen pjesë për të dhënë kontributin e tyre. “Animals Need Me” është një qendër e suksesshme. Pjesë e saj janë një numër i konsiderueshëm qensh, të cilët pastrohen, strezilizohen dhe birësohen.






