Shkodra po perballet me fenomenin ne rritje te dhunes ndaj grave.

Punonjesa sociale e qendres se gruas “Hapa te lehte” Luljeta Alibali tregon se vetem gjate vitit 2016 jane shenuar mbi 150 raste te reja te grave te dhunuara. Nderkohe sipas saj problemi ekonomik mbetet factor kryesor ne rritjen e ketij fenomeni. Per punonjesen Alibali te gjitha rastet e denoncuara perbejne dhune te perseritur ndaj grave. Nderkaq grate e dhunuara duket se pasi shkeputen nga bashkeshorti dhunues perballen jo vetem me probleme ne mentalitet por edhe me ate financiare dhe integruese ne shoqeri.