Alban Hasani është emëruar drejtori i ri teknik i KF Vllaznia. Vendimi vjen në kuadër të riorganizimit të klubit kuqeblu, ndërsa Hasani do të marrë detyrën që deri më tani mbahej nga Vioresin Sinani.

Emërimi i tij është bërë i ditur nga burime pranë drejtuesve të Vllaznisë, të cilët i kanë kërkuar Hasanit të bashkëpunojë dhe të mbështesë të gjithë strukturat e klubit për realizimin e objektivave të sezonit. Alban Hasani tashmë do të jetë pjesë e rëndësishme e strukturës sportive të Vllaznisë, në një moment kur klubi po kalon një proces riorganizimi dhe synon të rikthehet sa më shpejt në rrugën e rezultateve pozitive. Drejtori i ri teknik Alban Hasani pritet të ketë një rol të rëndësishëm në koordinimin e strukturës sportive dhe në bashkëpunimin me stafin teknik të skuadrës. Ndërkohë, ky ndryshim është një tjetër lëvizje në strukturën e klubit kuqeblu, i cili po punon për të krijuar një organizim më të konsoliduar në funksion të objektivave të sezonit.

Nga Maringlen ZHIVANI

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA NË KAOS, LOJTARËT NUK DALIN NË STËRVITJE 3 DITË PARA NDESHJES
Artikulli tjetërZEF PËRGEGA RIKTHEHET ME 2 LIBRA NË LEZHË