Edhe pse merkatoja nuk ka filluar akoma zyrtarisht, te Vllaznia po mendojnë dhe po punojnë dita-ditës për të përforcuar ekipin. Një nga emrat e rradhës që po lakohet si një përforcim i mundshëm për ekipin kuqeblu është ish-kapiteni i Tiranës, Erion Hoxhallari, i cili ka ndërprerë bashkëpunimin me bardheblutë dhe tashmë, është futbollist i lirë. Po si qëndron e vërteta e bisedimeve të Vllaznisë me Hoxhallarin?
Nga sa mësojnë burime të “Star Plus”, ish-kapiteni i Tiranës ka qenë shumë pranë firmës me Vllazninë, nisur edhe nga marrëdhëniet e mira që drejtori Tefik Osmani ka patur me mbrojtësin, por një ofertë nga jashtë për Hoxhallarin duket se ka ndryshuar planet për të dy palët. Me gjasa, tashmë ish-mbrojtësi i Tiranës do ta vijojë karrierën e tij jashtë vendit, pavarësisht interesimit në Shqipëri nga ekipe me emër si Vllaznia, Partizani, Dinamo dhe Elbasani, por edhe nga klubet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Maringlen Zhivani