
EKSKLUZIVE / Vllaznia nuk e ka mbyllur akoma merkaton, shumë pranë afrimit të qendërmbrojtësit boshnjak
Skuadra e Vllaznisë pritet të afrojë një tjetër emër të ri në repartin e mbrojtjes. Nga burime të “Star Plus” mësohet se bëhet fjalë për qendërmbrojtësin boshnjak, 1.89 metra i gjatë, Jasmin Çelikoviç. Futbollisti paraditën e sotme ka kryer vizitat mjekësore dhe mesa duket gjithçka ka shkuar mirë, teksa tashmë gjasat janë që ai të bashkohet me kuqeblutë. Aktualisht, ai ndodhet në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, ku po diskuton me drejtuesit detajet e fundit të kontratës, e cila nga sa mësohet nga burime të “Star Plus” do të jetë deri në fund të sezonit. Çelikoviç është rritur te të rinjtë e Rijekës, ndërsa më pas ka luajtur me ekipe si Rijeka, Inter Zaprešić, Zrinjski Mostar, Željezničar, Akhmat Grozny në Rusi, Panteolikos në Greqi dhe së fundmi ka qenë pjesë e Koper në Slloveni. Ky pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën shkodrane, e cila me këtë afrim synon të rrisë cilësinë e prapavijës.
Maringlen ZHIVANI






