People walk on the platform to embark a ferry as they prepare to leave in the wake of recurring earthquakes, on the Greek Island of Santorini on February 4, 2025. Fresh overnight tremors shook Greece's top tourist island Santorini, media reports said, prompting people to sleep outdoors and others to leave by plane or ferry. (Photo by -STR / AFP)

Greqia prej ditësh ndodhet nën panikun e tërmeteve, teksa lëkundjet sizmike në ishullin e Santorinit dhe zonën përreth janë të pandërprera dhe me intensitet të frikshëm.

Kjo situatë po shoqërohet me një eksod masiv qytetarësh, kryesisht turistë, që nxitojnë të largohen me tragetin apo avionin e radhës.

Deri më tani raportohet se janë të paktën 11000 njerëz që janë larguar nga ishulli i Santorinit. Konkretisht 7000 qytetarë dhe 1200 automjete private që u nisën me anije, ndërsa më shumë se 4000 zgjodhën të largoheshin me avion.

Lëkundjet sizmike vazhdojnë në Santorini, me mijëra të larguar nga ishulli. Shkencëtarët dhe autoritetet kanë mbërritur në ishull në mes të fenomenit, në një kohë kur takimet e ekspertëve po zhvillohen çdo ditë, informon media.

Sizmologu Gerasimos Papadopoulos argumentoi se “ne kemi arritur në një udhëkryq kritik”, duke thënë se “jemi në një sekuencë me paratërmete”.

“Gradualisht, magnitudat nga e shtuna pasdite deri më sot, nga 3.6 të shkallës Rihter arritën në 5 të shkallës Rihter. Është vërtetuar plotësisht se jemi në një sekuencë parasizmike. Ne kemi parë një tendencë në rritje të magnitudës dhe numrit të tërmeteve, ndërsa sekuenca sizmike vazhdon saktësisht me të njëjtat karakteristika”, tha Papadopoulos.

Ekspertë të tjerë mendojnë se këto paralëkundje mund të jenë edhe shenjat e një shpërthimi vullkanik në ardhje.

Artikulli paraprakVOTA E DIASPORËS/ 36% E KËRKESAVE TË EMIGRANTËVE JANË REFUZUAR; KRYESOJNË ZGJEDHËSIT NGA ITALIA
Artikulli tjetër“PENSIONET, KOCKA MË E VËSHTIRË PËR T’U GËLLTITUR”, RAMA: SYNIMI ËSHTË NJË REFORMË E MIRËFILLTË, JO ARNIMI I TË VJETRËS SI NË TË SHKUARËN