Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sot eksodin e 1991, kur mijëra shqiptarë u nisën me anije drejt brigjeve të Italisë. Meta shkruan se anija ‘Vlora’ me gjithë simbolikën dhe kujtimet e gjalla na fton për një reflektim për sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore. Ai thekson se sot drama më e madhe për vendin është shpopullimi.

“🇦🇱 Si sot 30 vite më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit.
Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, shkruan Presidenti Meta.

Artikulli paraprakZJARRET, KIM: EKPERTËT AMERIKANË NË NDIHMË TË USHTARËVE
Artikulli tjetërVELIPOJA PLAZHI MË I LIRË, VLORA MË I SHTRENJTI