Ekspertët çaktivizojnë lëndën eksplozive

Ekspertët antieksploziv të RENEA-s çaktivizuan një pako me 150 gramë tritol, në një lokal nate në Elbasan. Pas dyshimeve për pakon e vendosur në shkallët e lokalit, në lagjen “Emin Matraxhiu”, policia evakuoi banorë dhe mjetet në vendngjarje, duke vendosur edhe perimetrin e sigurisë në pritje të ekspertëve antieksploziv nga Tirana, të cilët më pas çaktivizuan mjetin plasës. Dy javë më parë, një sasi eksplozivi u gjet poshtë mjetit të një pronari të një tjetër lokali nate, pranë Teatrit “Skampa” në Elbasan. Edhe në këtë rast, forcat xheniere bënë të mundur shpërthimin e kontrolluar të 100 gramë tritoli.