Ekspertët e nivelit të lartë kanë përmbyllur draftin për reformën në drejtësi, për tia dorëzuar këtë Komisionit të Posaçëm.

Por çfarë përmban drafti dhe a reflekton propozimet që u bënë nga ekspertët e PD dhe ata të Ministrisë së Drejtësisë. Sic deklaroi edhe eksperti Sokol Sadushi drafti final përcakton që anëtarët e institucioneve të drejtësisë të zgjidhen me 3/5 e votave në Parlament, çka i mban demokratët në pozicionet e mëparshme për këtë proces që e cilësojnë të njëanshëm dhe që nuk përputhet me opinionet e Komisionit të Venecias. Por propozimet më të reja që u zbuluan ishin ato të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë që synonin të afronin palët drejt një konsensusi. Teksa reforma konsensuale ka hyrë sërish në ngërç ndërkombëtarët i janë rikthyer negociatave. Ambasadori Donald Lu takoi paraditen e së hënës Presidentin Bujar Nishani me të cilin ka biseduar rreth 60 minuta.